✅ Përfundoi me sukses grupi i parë i rrobaqepësisë në Qendrën YALEC – Vushtrri!
Sot, në Qendrën YALEC – Vushtrri, përfunduam me sukses trajnimin e grupit të parë të rrobaqepësisë – niveli bazë.
Jemi jashtëzakonisht të lumtur që i mundësuam vajzave dhe grave të moshave të ndryshme të fitojnë njohuri të reja profesionale dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre për një të ardhme më të sigurt në tregun e punës.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të programeve të OJQ Hareja dhe YALEC Vushtrri, të cilat synojnë fuqizimin e grave përmes arsimimit profesional dhe mësimit gjatë gjithë jetës.
Faleminderit të gjithëve për përkushtimin dhe energjinë pozitive gjatë gjithë kursit! 💫



